“Pa kujtesë kombet rrezikojnë të asimilohen”/ Adoleshenti elektrizon turmën: Ky është pushtim skutash nën rrogoz. Mos na i prisni rrënjët!

“Pa kujtesë kombet rrezikojnë të asimilohen”/ Adoleshenti elektrizon turmën: Ky është pushtim skutash nën rrogoz. Mos na i prisni rrënjët!

Një nxënës i shkollës “Kosova” në kryeqytet ka emocionuar protestuesit me fjalimin e tij, duke deklaruar se ai proteston pasi nga historia di se çdo pëllëmbë është larë me gjak dhe se kombet pa kujtesë rrezikojnë të asimilohen.

“Jam nxënës i shkollës Kosova, unë jam 13 vjeç dhe vij nga një familje që po më rrit me atdhedashuri.

Atyre u kanë mbushur mendjen me dokrra. Unë jam i apasionuar pas historisë dhe di që çdo pëllëmbë e vebdit është larë me gjak. Kur kujtesa fshihet kombet rrezikojnë të asimilohen. Kur rrënjët priten shqiptarët zhduken.

Mos na i prishni rrënjët.

Mund të jem i vogël për të dhënë mendim por ky është pushtim skutahs nën rrogoz, do ta shohim veten të huaj në vendin tonë.

Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Etiketa:
  • #protesta e 17