Politikë

Opozita protestë për largimin e qeverisë, reagon Rama: Ne me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, ata me plehrat në Tiranë kundër qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së opozitës që po zhvillohet në Tiranë, ku po kërkohet dorëheqja e tij dhe kabinetit qeveritar.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Rama theksoi se “Shqipëria është me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit”, ndërsa shtoi se opozita “është me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, duke e cilësuar protestën si një akt politik që dëmton imazhin dhe jetën e përditshme të kryeqytetit.

Gjatë marshimit në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, protestuesit hodhën disa bomba molotov drejt kazanëve të mbeturinave, duke iu vënë flakën.