Politikë

Opozita bashkon votat me PS, miratohet me 105 vota pro ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën e sotme.

Opozita ka bashkuar votat me mazhorancën socialiste për ngritjen e komisionit, vendim i cili mori vetëm 1 votë kundër.

Sakaq, parlamenti më herët miratoi projektligjin për barazinë gjinore, ndërsa rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.