Lajmet e fundit

OBSH: Bullgaria, ndër vendet me përqindjen më të lartë të konsumit të alkoolit

Bullgaria është ende ndër vendet me përqindjen më të lartë të konsumit të alkoolit në Evropë dhe globalisht. Këto janë të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Sipas OBSH-së, banori mesatar i Bullgarisë mbi moshën 15 vjeç konsumon 11.2 litra alkool të pastër në vit

Në të njëjtën kohë, analiza e Institutit për Ekonominë e Tregut tregon se brenda asaj sasie, më të konsumuarat janë pijet alkoolike (5.1 litra), të ndjekura nga birra me 4.7 litra dhe vera me 1.2 litra.