Kronikë

Nuk pranuan t’i ndalojnë policisë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

Një persona është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Kukës.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë.

Po punohet për kapjen e shtetasi D. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.