“Nuk mbushi dot një mini-shesh as me presione”, Progni nxjerr pamjet nga antimitingu i Ramës: Mundohet, por po e braktis edhe administrata!

“Nuk mbushi dot një mini-shesh as me presione”, Progni nxjerr pamjet nga antimitingu i Ramës: Mundohet, por po e braktis edhe administrata!

Eksperti i IT dhe protestuesi në tubimin masiv ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, Gent Progni ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar dje nga kreu i qeverisë në sheshin Italia, në atë që u konsiderua si një anti miting kundër protestës qytetare.

Teksa publikon pamjet e sheshit Italia, i cili shfaqet jo tërësisht i mbushur dhe me hapësira pa njerëz, Progni shkruan se Rama “as me presione nuk ia doli të mbushë një mini shesh”.

“Mundohet Rama, por po e kutpon që po e braktis edhe administrata”, shkruhet në videon e publikuar nga Progni.