Kryesore

Njohja e Palestinës nga disa vende, ministri izraelit: Tani do të propozoj aneksimin e Bregut Perëndimor

Ministrat e qeverisë izraelite reaguan menjëherë ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.

Ministri Itamar Ben Gvir e kritikoi iniciativën si “një shpërblim për vrasësit” e Hamasit dhe njoftoi se do të “paraqiste një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit” edhe mbi Bregun Perëndimor.

Kolegu i tij Miki Zohar i bëri jehonë ndjenjave të tij: e vetmja përgjigje duhet të jetë “zbatimi i sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit”.