Politikë

Nis seanca në Kuvend/ Mogherini në pranga, Ina Zhupa-mazhorancës: Tani kuptuam ç’doni të thoni me standard europian! Ose i stërvitni ju të korruptohen, ose…

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Deputetja Ina Zhupa ishte e para nga deputetët që mori fjalën, ndërsa foli në lidhje me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.

“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha ajo.

Niko Peleshi: Sot është një seancë me rend ditë për çështje të evidentuar në komunitete, nuk mund të fusim pika të reja në Rendin e Ditës.