Politikë

Seanca e Kuvendit, betohen deputetët që nuk ishin seancën e kaluar

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fillim të saj janë zhvilluar betimet e deputetëve që munguan në seancën e kaluar.

Gjatë hapjes zyrtare të seancës, bënë betimin tre deputetët: Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.

Këta deputetë nuk ishin të pranishëm në seancën e mëparshme, kur u miratua përbërja e re e Kuvendit që doli pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ndërkohë, nuk ishte e pranishme për t’u betuar deputetja Jozefina Topalli.