Sport Bota

Nis numërimi mbrapsht, ja fanellat me të cilat “Dardanët” do të zbresin sonte në fushë

Pas pamjeve nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së sfidës më të madhe në historinë e futbollit kosovar, tani na vijnë pamjet nga zhveshtorja e Dardanëve. Kosova përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione. Fanellat janë gati, ato që mund ta shkruajnë historinë e re të Kosovës, asaj si pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, shkruan FFK. “Dardanët” vijnë me vetëbesim pas fitores ndaj Sllovakisë dhe me një seri të mirë rezultatesh në shtëpi, duke e kthyer “Fadil Vokrrin” në një fortesë. Në anën tjetër, Turqia zbret në fushë me një ekip cilësor dhe me përvojë, duke kërkuar rikthimin në Botëror.