Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me aktakuzat për veprat penale “ Huliganizëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”
Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit dyshohet se më 13 tetor 2021 kanë marrë pjesë në një turmë të organizuar në Mitrovicën e Veriut, e cila ishte përfshirë në veprime të dhunshme kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Doganës.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri kanë goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Speciale.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin zënë pritë policisë në vendin e ngjarjes duke vendosur barrikada, ndërsa mjetet e blinduara të policisë janë goditur me plumba nga të shtënat me armë zjarri dhe me granata dore.
Si pasojë e dhunës, disa efektivë policie kishin pësuar lëndime trupore.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se turma më pas është drejtuar drejt një barnatoreje, ku kanë mbetën të lënduar zyrtarë të tjerë të policisë dhe kanë shkaktuar dëme materiale.
“Janë lënduar zyrtarët policorë M.M., Xh.M., A.R., B.Sh. dhe A.M., dhe është shkaktuar dëm në vlerë mbi 20,000 euro”, thuhet në fund të njoftimit.