Politikë

Nga votimi për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ te pr.buxheti, zbardhen diskutimet brenda grupit parlamentar të PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur për të diskutuar mbi nismat e rëndësishme ligjore që do të jenë në rend dite gjatë seancës plenare të së enjtes.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se të enjten do të zhvillohet edhe votimi për kryetarin dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit Rregullator të KQZ-së.

Gjithashtu, në grup u kërkua angazhimi i të gjithë deputetëve socialistë në komisionet parlamentare në momentin kur në Parlament do të mbërrijë projektbuxheti për vitin e ardhshëm.