Politikë

Nga Korça, me helikopter në Vlorë/ Rama mbërrin në qytetin bregdetar, nën masa të shumta sigurie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter. Kjo vizitë vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve në Korçë.

Ulja është kryer në fushën e aviacionit, nën masa të shtuara sigurie.

Kujtojmë se situata mbetet problematike në aksin Librazhd-Pogradec pas shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave. Si pasojë aksi u bllokua, pasi u kthye në rrezik. Megjithëse u krijua një rrugë alternative edhe ajo shfaqi probleme, çarje dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu edhe dy familje u evakuuan për shkak se rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave.