Nga himni kombëtar te ‘Xhamadani vija-vija”, bulevardi mbushet “flakë” me kuqezi: Rama dhe Berisha në burg!

Nga himni kombëtar te ‘Xhamadani vija-vija”, bulevardi mbushet “flakë” me kuqezi: Rama dhe Berisha në burg!

Me thirrje kundër klasës politike dhe elemente të forta patriotike ka nisur protesta para Kryeministrisë. Në shesh janë dëgjuar Himni Kombëtar dhe kënga patriotike “Xhamadani Vija-Vija”, ndërsa protestuesit kanë valëvitur flamuj kombëtarë.

Protestuesit kanë shigjetuar me thirrje dhe ironi si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe kreun e PD-së Sali Berisha, duke kërkuar burgosjen e tyre. “Rama n’burg, Berisha n’burg”, kanë thirrur njëzëri pjesëmarrësit.

Të rinj, të reja, fëmijë dhe të moshuar janë bërë bashkë në këtë protestë, e cila po tërheq vëmendje edhe ndërkombëtare përmes transmetimit live të Reuters. Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, kjo është një kauzë që nuk do të ndalet deri në dëgjimin e kërkesave të tyre.