Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë

Në 5 bashki të vendit do të mbahen nesër zgjedhjet e pjesshme për drejtuesit e bashkive, mes tyre edhe në Vlorë.

Në qytetin bregdetar ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa prej KZAZ-ve.

Zgjedhjet do të mbahen edhe në bashkitë e Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut.