Për nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “Kjo Javë” tha se zv/kryeministrja Belinda Balluku është personi më i fuqishëm pas Ramës ndaj nëse SPAK konfirmon se ka marrë në hetim Ballukun, kjo nuk e shpëton nga përgjegjësia mazhorancën dhe kryeministrin.
Gjekmarkaj komentoi dhe videon e Ballukut nga Zvicra, e hipur në një tren duke folur për investimet në rrjetin hekurudhor, si përpjekje e sforcuar për tu shfaqur e qetë.
“Nuk pres sjellje tjetër nga zonja në fjalë, por pres sjellje nga SPAK sepse është ajo që i detyrohet shqiptarëve transparencë, veprim të shpejtë dhe ndjekje ndaj çdo akuze”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj: Përpjekje e sforcuar për të dhënë idenë e normalitetit e qetësisë, por nuk pres sjellje tjetër nga zonja në fjalë, por pres sjellje nga SPAK sepse është ajo që i detyrohet shqiptarëve transparencë, veprim të shpejtë dhe ndjekje ndaj cdo akuze.
Të fajshëm apo të pafajshëm nuk të bën opozita, nuk të bën media, nuk të bën SPAK, por të bëjnë aktet, veprimet që kryen përditë, për përgjegjësitë që ke marrë. Nëse dikush nuk i ka kryer aktet e dëmshme, të tjerë që i kanë bërë duhet të kenë frikë se dita e gjykimit vjen për të gjithë.
Për Rama 4 është një tronditje e madhe pasi të konfirmohet dhe e deklaruar, por sigurisht kjo është pjesë e debatit politik, ne do të shohim hap pas hapi si do të jetë menaxhxohet, cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës dhe kryeministrit, a do të ketë qasje tjetër? Por nuk shpëton nga përgjegjësia duke bërë të paditurin apo duke larë duart. Tani është përgjegjëësi e kësaj qeverie, e kësaj mazhorance, ne do ti shohim vec e vec por dhe në bllok.