Sport Bota

Në hije totale te Juventusi, Zhegrovës i del emri në Turqi

Klubi turk i Trabzonspor ka shfaqur interes për transferimin e sulmuesit dardan të Juventusit, Edon Zhegrova. Sipas raportimeve nga mediat, drejtuesit e Trabzonsporit po e ndjekin prej kohësh Zhegrovën dhe e konsiderojnë atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.

Zhegrova, i njohur për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë krijuese në krah, nuk ka pasur hapësirat e pritura te Juventusi, gjë që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë afatit veror.

27-vjeçari ka luajtur deri më tani 18 ndeshje në Torino, por pa mundur dot që të lërë gjurmë me ndonjë asist apo gol.