Sport Bota

Në fund të kontratës me Bayern, drejtori sportiv flet për rinovimin e lojtarit

Në fundit të kontratës së tij me Bayern, Dayot Upamecano mbetet një nga profilet më interesante. Pas ndeshjes kundër Hamburgut, drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, bëri disa përditësime mbi negociatat e rinovimit.

“Shumë mirë,” u përgjigj drejtori sportiv me shaka në frëngjisht, duke shtuar: “Nuk di fjalë të tjera. Kjo është arsyeja pse nuk kemi bërë ende ndonjë përparim.”

Upamecano, 26 vjeç, luan te Bayern Munich që nga viti 2021 dhe ka bërë 156 paraqitje deri më tani, duke shënuar pesë gola. Me bavarezët, ai fitoi tre tituj kampioni dhe tre Superkupa Gjermane.