“Në Botëror, surprizat janë të zakonshme”, Çutra: Brazili nuk më bind, ja pse…(VIDEO)

“Në Botëror, surprizat janë të zakonshme”, Çutra: Brazili nuk më bind, ja pse…(VIDEO)

Janë luajtur ndeshjet e para të botërorit, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante. Brazili barazoi ndaj Marokut, Skocia mundi 0-1 Haitin, ndërsa Turqia pësoi disfatë 2-0 ndaj Australisë. Gazetari Igli Çutra, në “Botërori Amerikan”, në News 24 tha:

“Mund të ketë skuadra që mbyllin rrugëtimin më shpejt nga çfarë pritej. Në letër mendon se Zvicra është më e kompletuara, por në fushë tregoi diçka tjetër. Nuk të ngjallë emocion që mund të shënojë gola të tjerë.

Turqia nuk kishte ndeshje të lehtë, këtë e dinim. Nuk mund të krahasohen shanset e Turqisë ndaj Australisë, në raport me Zvicër-Katar. Për Australinë duhet të kenë respekt të gjitha skuadrat e grupit.

Brazili është skuadër e mirë, ndoshta e fiton, ne jemi mësuar me Brazilin nostaligjik. Kjo është ekipi që ne jemi nostalgjik. Nuk më bind shumë”.

Etiketa:
  • Boterori Amerikan