Sport Bota

Në Arabi “fiksohen” pas Yamal, ofertë stratosferike

Në Arabinë Saudite fiksohen keq për Lamine Yamal. Një ofertë stratosferike, sipas Fichajes.net, mund të konsiderohet ajo që Al Hilal po përgatit për të “rrëmbyer” sulmuesin e talentuar nga Barça.

Klubi i Al Hilal, i cili vetëm dy vjet më parë shpenzoi 90 milionë euro për të nënshkruar Neymarin nga Paris Saint-Germain, po mendon që të vendosë në pjatë 400 milionë euro.

Nëse marrëveshja do të realizohej, ajo automatikisht do të bëhej më e pasura në historinë e futbollit, duke thyer rekordin e mbajtur nga Ney për transferimin e tij nga Barcelona te PSG, i cili kushtoi 222 milionë euro.