Ngushëllimeve të shumta për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë botërore, Robert Redford, i është ashkuar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Kur mësoi se Redford vdiq në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij, Trump tha: “Është një rrugë e mbarë, mendoj. Robert Redford ishte i mrekullueshëm,” shtoi ai. :Për vite me radhë nuk kishte askush më të mirë se ai” – tha Trump.
Kur u pyet për filmin e tij të preferuar, Trump u përgjigj: “Ai ka shumë. Ai bëri shtatë ose tetë filma të shkëlqyer. Kishte një kohë kur ai ishte më i nxehti”, shtoi presidenti i SHBA-së.