Sport Bota

NBA/ Detroit dominues në Lindje, Pistons mund Knicks, San Antonio “marshon” në Perëndim

NBA është rikthyer të enjten në mbrëmje të zhvillojë 10 ndeshje, pas disa ditësh pushim prej zhvillimit të All Star Game. Në Lindje, Detroit fitoi 126- 111 ndaj New York duelin mes dy ekipeve më të mira në këtë Konferencë. Cade Cuninngham realizoi 42 pikë e 13 asist për Pistons.

Në Perëndim, skuadra e San Antonio vijon marshim, teksa kësaj radhe mposhti 121-94 Phoenix, ku vendimtar ishte stoli, nga ku erdhën 49 pikë. Fitore në sekondën e fundit për Clippers, që mundën 115-114 Denver. Ndeshje ku shkëlqeu Mathurin, autor i 38 pikëve.

Jashtë fushe fiton skuadra e Boston, që mundi 121-110 Golden State. Për miqtë u dallua Pritchard me 26 pikë. Skuadra e Cleveland, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 112-94 Brooklyn.