Lajmet e fundit

“Mosfunksionimi i hidrovorit përmbyti fushën e Torovicës”, Pjerin Ndreu: Ministria e Bujqësisë të orientojë fermerët, për të pasur sukses në bujqësi

“Për sektorin e bujqësisë nevojitet më shumë mbështetje nga instancat shtetërore”. Kështu u shprehën fermerë nga e gjithë Shqipëria, të cilët morën pjesë në “Parlamentin e 4 Rural” që u zhvillua për 3 ditë me radhë në Lezhë dhe Mirditë. Në fjalën e mbajtur, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin e përmbytjeve të vazhdueshme të fushës së Torovicës nga mosfunksionimi i hidrovorit.

Fermerët ndanë përvojat dhe vështirësitë e përditshme, duke kërkuar rritje të subvencioneve, sigurim të tregut për shitjen e prodhimit dhe më shumë mundësi për të garantuar qëndrueshmëri në prodhim.

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë theksuan rëndësinë e bashkërendimit mes të gjithë aktorëve, për të ndërtuar politika efektive që i përgjigjen nevojave reale të fermerëve dhe komuniteteve rurale.