“Mos ua lini Shqipërinë derrave!”/ Shpërthen protestuesja: Rama ik! Emigrantët t’i bashkohen protestës

“Mos ua lini Shqipërinë derrave!”/ Shpërthen protestuesja: Rama ik! Emigrantët t’i bashkohen protestës

Nga Shkodra, një qytetare e cila prej vitesh është emigrante i është bashkuar protestës para Kryeministrisë në Tiranë.

Ajo akuzoi klasën politike që sipas saj prej 35 vitesh vetëm e kanë vjedhur Shqipërinë.

“Jam shkodranë kam 34 vite në emigrim. Na ka ardhur në majë të hundës. Mos e lëshoni Shqipërinë, këtu ta bëjmë luftën deri në vdekje. Nuk është askush i lumtur në emigrim. Qëndroni, Sali Berisha e Edi Rama duhet të shkojnë në burg. Ata na kanë bërë me ik, ta marrin rrugën. Na kanë grabitur pronën. Ju përgjërohem, mos e lëshoni Shqipërinë, mos ua lini derrave. Boll më. Emigracionit i bëj thirrje që të vijnë këtu. Këtu të vijnë. Të marrin pushime të vijnë këtu. Shqipëria e duam më të mirë”, tha ajo.

Etiketa:
  • edi rama