Politikë

“Mirënjohje Orban për miqësinë ndaj shqiptarëve”/ Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!

Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Peter Magyar për fitoren.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shpreh gjithashtu mirënjohje për miqësinë e Viktor Orban ndaj shqiptarëve dhe mbështetjen e tij.

Reagimi:

Hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë.

Urime fituesit të zgjedhjeve, Z. Peter Magyar!

Mirënjohje Kryeministrit, Z. Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.

Falë Tij, Hungaria është sot edhe më e re edhe më demokratike!