Sport Bota

Mesfushori duhet të bëjë kujdes te Dinamo, rrezikon pezullimin nga kartonët para Vllaznisë

Dinamo do të përballet të dielën me Teutën në kuadër të javës së dhjetë të Superiores. Takimi i planifikuar që të luhet në “Elbasan Arena”, do të jetë ndeshja e parë për fazën e dytë, me Dinamon që pritet të ketë sërish mungesa pasi Naser Aliji ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

Por, në sfidën ndaj Teutës, kujdes duhet të bëjë edhe mesfushori Bakari Gudiabi i cili ndaj Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë. Në këtë mënyrë, ai ka shkuar në kuotën e 3 kartonëve të verdhë dhe është lojtari i vetëm te Dinamo që nëse ndëshkohet ndaj Teutës, do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Normalisht që me kalimin e javëve, të gjitha skuadrat do të kenë mungesa kartonësh, por Dinamo është ekipi që rrezikon më pak.