Politikë

Me shami në hundë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës! Pjesë e protestës edhe Shkëlzen Berisha. Në mesin e mbështetësve mungon kreu i PD

Ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha u largua nga protesta pas përfundimit të fjalimit, protestuesit u zhvendosën para Kuvendit.

Ndërsa pjesë e protestës duket se është edhe Shkëlzen Berisha.

Nga ana tjetër, në mesin e mbështetësve të opozitës nuk duket kreu i PD, Sali Berisha.

Lideri demokrat u largua me makinë nga Kryeministria, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt turmës që kishte goditur me bomba molotov dhe fishekzjarre godinën qeveritare.