Deputetja gjermane Hanna Steinmuller ka bërë histori duke mbajtur një fjalim me foshnjen e saj në foltoren e Bundestagut gjerman.
Politikania e partisë të të Gjelbërve e ka sjellë edhe më parë foshnjën e saj në punë, duke shkaktuar shkaktuar reagime të shumta, qoftë kritika ashtu edhe lëvdata.
“Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit qëndroi në foltoren e Bundestagut gjerman me foshnjen e saj”, thuhet në postimin në Instagram të DW.
Në video shihet fëmija që duket i qetë.
“Aftësia për të balancuar punën dhe familjen duhet të jetë e dukshme në politikë. Të ndryshojmë strukturat në një pikë që prindërimi të jetë i mundshëm për të gjithë”, tha Hanna Steinmuller.