Conor McGregor, ish kampioni i arteve marciale mikse ka hequr dorë nga gara për President në Irlandë. Ka qenë vetë 37-vjeçari që ka bërë të ditur lajmin, duke arsyetuar edhe vendimin e tij.
“Ky diskutim nuk do të përfundojë me tërheqjen time. Vala e ndryshimit ka nisur dhe nuk mund të ndalet.
Ky ishte hapi im i parë në politikë. Edhe pse këtë herë vendosa të tërhiqem, përparime të rëndësishme janë bërë. Nuk do të jetë zgjedhja ime e fundit, do të më shihni sërish duke luftuar për të drejtat e qytetarëve tanë”- tha ai.
McGregor bëri përpjekjet e tij për të marrë sa më shumë mbështetje falë ndikimit të tij si person në Irlandë dhe natyrisht falë edhe përkrahjes pa kushte të Musk.