Politikë

“Mbreti lakuriq sapo gënjeu sërish”/ Gazetarja nxori dokumentin, Rama replikon me Klodiana Lalën: Shoqata e Prokurorëve nuk është…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi në X, kryeministri pohoi se në asnjë rast nuk ka deklaruar se shoqata e Prokurorëve nuk është regjistruar në gjykatë.

Duke iu referuar një reagimi të gazetares Klodiana Lala, e cila teksa ka publikuar vendimin për regjistrimin e shoqatës së Prokurorëve në Gjykatë, Rama e cilëson zëdhënëse vullnetar i magjistratëve.

REAGIMI
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë?
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur?????
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha?

REAGIMI I KLODIANA LALES