Politikë

Mazhoranca propozoi shkrirjen/ Pas Poliçanit edhe Maliqi të dielën në protestë: Mbrojmë historinë, identitetin dhe të ardhmen

Qytetarët e Maliqit kanë bërë thirrje për një protestë kundër propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, tubimi do të zhvillohet të dielën, në orën 19:00, përpara godinës së Bashkisë Maliq.

Organizatorët e paraqesin protestën si një reagim për mbrojtjen e historisë, identitetit dhe të ardhmes së qytetit, duke theksuar se “zëri i çdo qytetari ka rëndësi”. Në materialin e publikuar u bëhet thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës me moton: “Jo shkrirjes së Bashkisë Maliq!”

Protesta pritet të zhvillohet në kuadër të debatit mbi riorganizimin territorial dhe të ardhmen administrative të Bashkisë Maliq.