Politikë

Marta Kos kritikoi qëndrimin e Berishës ndaj Gonzatos/ “Kërkojmë ndjesë”, reagon Rama: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një qëndrimi të komisioneres së Zgjerimit në BE, Marta Kos në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Rama u shpreh se “kërkon ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët”.

Sakaq, kreu i qeverisë thumboi edhe kryedemokratin Berisha, duke shkruar më tej “megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi Rama.