Sport Bota

Maldini nuk harron kuqezinjtë: Ekziston vetëm Milani, këtë sezon janë pretendent

Në edicionin e 40-të të Çmimeve Sportive Viareggio, ish kapiteni i Milanit, Paulo Maldini, foli për dashurinë që ka për kuqezinjtë.

“Për mua, në Itali dhe jashtë, ekziston vetëm Milani.

E kam pak të vështirë të flas për Milanin, por jam i kënaqur me renditjen që ata zënë. Napoli, Interi dhe Juve do të konkurrojnë të gjithë. Nëse Milani renditet kaq lart, ata mund të jenë një tjetër pretendent”, tha ai.