Sport Bota

Makina u godit nga treni, ndërron jetë ish-portieri i njohur

Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare ish-portieri austriak, Alexander Manninger. Ai humbi jetën këtë të enjte, si pasojë e një aksidenti me një tren lokal në Salzburg.

Makina e Manninger u përplas me një tren pas një kalimi të pambrojtur në hekurudhën lokale të Salzburgut në Nussdorf am Haunsberg.

Sa i takon karrierës, Manniunger nisi karrierën te Austria Salzburg. Në Angli, është aktivizuar në radhët e Arsenal, ndërsa në Itali ka luajtur për Sienën dhe Juventusin.

Me përfaqësuesen e Austrisë, ish-“gardiani” ka luajtur 33 ndeshje.