Kryesore

Rojet tentuan të heqin banderolën dhe mbyllën studentët brenda, protestuesit hyjnë te Universiteti Politeknik

Një moment i shoqëruar me momente të tensionuara është regjistruar pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë.

Një banderolë e shpalosur nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik raportohet se është hequr nga rojet e godinës.

Kjo ka nxitur një masë të madhe të protestuesve në shesh që të nisen me shpejtësi drejt institucionit dhe të futen në shkallët e tij për të tentuar të marrin banderolën.