Politikë

“Rama në burg, Berisha në burg”, marshim në rrugët e Tiranës/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Parlament analfabet, Shqipëri e re

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament analfabet”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë.

Protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, teksa sot u mbajt protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Njëzëri shqiptarët kërkojnë largimin e tij. Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, edhe në Diasporë është protestuar në mbështetje të shqiptarëve dhe largimit të kryeministrit.

Ndërsa të shtunën mbahet protesta e radhës kombëtare, ku është bërë thirrje që të bashkohen shqiptarët nga të gjitha qytetet e vendit.