Politikë

“Rama e ka të qartë se i ka ardhur fundi”, mesazhi i qytetarit për administratën: Tonelatat me mbeturina na helmojnë njësoj. Ejani në shesh dhe ta shporrim këtë të keqe

Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, shqiptarët protestuan përpara kryeministrisë. Nuk kanë munguar edhe thirrjet për administratën, ku i është kërkuar që t’i bashkohet protestës.

Një mesazh për punonjësit e administratës. Nuk jem ne dhe ju. Ne nuk na diferencoi COVIDI që mes vjedhjes u bë sebep për largimin e familjarëve pa dallim se ku punojnë në administratë apo jo. Ne nga administrata nuk na diferencon tonelata me mbeturina që po helmojnë lumenj e për pasojë edhe shëndetin tonë. Nga administrata nuk na diferencon mungesa e ujit të pijshëm. Nëse ka diçka që do na diferencojë quhet Edi Ramë…tani pas më shumë 20 ditësh e ka shumë të qartë që i ka ardhur fundi. Shqipëria është e të gjithëve pavarësisht se punojnë apo jo në administratë. Ejani në shesh pa frikë, ta shporrim njëherë e përgjithmonë këtë të keqe”, tha mes të tjerash një qytetare.