Politikë

Qytetarët nuk tërhiqen, nata e dytë e qëndresës para Kryeministrisë. Revolta kundër Ramës hyn në ditën e 23-të (VIDEO)

Nuk ndalet revolta e qytetarëve për dorëheqjen e Edi Ramës, në ditën e 22-të të saj. Pas marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë sërish sonte para Kryeministrisë.

Dhjetëra prej tyre kaluan natën e dytë në Bulevardin para ndërtesës qeveritare.

Protestuesit vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës.