Protestuesit mbushin sheshin “Skënderbej”/ Aktivisti: Masa e infektuar nga Rama dhe Berisha të zgjohen nga Sindroma e Stokholmit. Nuk do të lejohet vëllavrasja

Protestuesit mbushin sheshin “Skënderbej”/ Aktivisti: Masa e infektuar nga Rama dhe Berisha të zgjohen nga Sindroma e Stokholmit. Nuk do të lejohet vëllavrasja

Teksa ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje militantëve të të dyja kampeve politike të zgjohen nga Sindroma e Stokholmit dhe të bashkohen në protestë.

Kola deklaroi se protestuesit nuk duhet të bien pre e provokimeve për dhunë pasi nuk do të lejohet një vëllavrasje e tretë.

“Masa e infektuar me sëmundjen Ramiste dhe sëmundjen Berishiane duhet të shërohen nga Sindroma e Stockholmit.

Falë vullnetit dhe dëshirës suaj jemi bërë frymëzim për mbarë botën, me qindra janë propozimet që duhet dhunë, kjo e ajo.

Ne kemi parë dy vëllavrasje, nuk do të lejojmë edhe një të tretë, ndaj ruani qetësinë, kuptoni filozofinë që 35 vite halle nuk zgjidhen me dy javë”.

Etiketa:
  • #protesta e 14
  • Apeli
  • arben kola