Protestë historike, tubimi i qytetarëve thyen rekord në pjesëmarrje. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë! (VIDEO)

Protestë historike, tubimi i qytetarëve thyen rekord në pjesëmarrje. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nesër më shumë! (VIDEO)

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet për 3 orë me radhë. I gjithe tubimi zgjati mbi 5 orë e 30 minuta.

Më thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon protestë-marshimi në të gjithë kryeqytetin.

Pjesëmarrja është historike ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Protesta në Tiranë nisi në sheshin “Skënderbej”, vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim. Ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës.

Etiketa:
  • MARSHIM
  • proteste
  • revolte
  • Tirane