Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”/ Protestuesi: Qëllimi final largimi i Ramës dhe një qeveri teknike

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”/ Protestuesi: Qëllimi final largimi i Ramës dhe një qeveri teknike

Protesta antiqeveritare e njohur ndryshe edhe si “Revolucioni flamingo”, ka hyrë sot në ditën e 17. Një qytetar, teksa foli për mikrofonin e News24 nga sheshi “Skënderbej” ka deklaruar se ka shumë arsye për të protestuar dhe se qëllimi final është largimi i qeverisë dhe një qeveri teknike

“Për çfarë mund të mos protestojmë?

Ne protestojmë për ekonominë. Japim mbështetjen kryesore për këta të rinj, edhe në ’91 ishte rinia që e përmbysi regjimin.

Duhet të ketë një drejtim, por nuk e shoh shumë të rëndësishme, kërkesat janë të qarta, largimi i qeverisë dhe një qeveri teknike. Kjo qeveri duhet të shkundet dhe ju gazetarët duhet të mbështesni qytetarët”, deklaroi ai.

Etiketa:
  • #protesta e 17