Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” ka nisur marshimi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shtetasit shqiptarë jetojnë, ku dominojnë flamujt britanikë.

Ditën e sotme në mbarë botën ku jetojnë shqiptarë po mbahen protesta të mëdha që kërkojnë largimin e qeverisë.

Një numër i madh emigrantësh kanë mbërritur në vendin tonë, pas thirrjes që është bërë prej disa ditësh për protesta mbarëkombëtare.

Etiketa:
  • #protesta e 14
  • diaspora
  • marshimi