Politikë

Ndryshon skenari i protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kuvendit, në seancë plenare është edhe Rama: Jep dorëheqjen!

Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ditën e sotme i janë drejtuar Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare.

I pranishëm në seancë është edhe kryeministri Edi Rama.

Edhe sot thirrjet kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Edi Rama ka mbaruar”.