Politikë

Me mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Tiranën: Ka ardhur koha jonë… Ta rrëzojmë këtë qeveri se na ka ndëshkuar gjithë jetën

Sot mbahet protesta 21 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Diaspora i është bashkuar kësaj protesta. Me mijëra kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë bashkuar revoltës kundër kryeministrit.

Shqiptarët janë bërë bashkë si asnjëherë tjetër. Kjo është revolta më madhështore që është mbajtur ndonjëherë në vend, me një pjesëmarrje rekord si asnjëherë tjetër.

“Historia është e jona, i bëj thirrje të gjithëve, edhe gazetarëve, jo atyre që kanë pasaporta serbe. Nuk jetohet jashtë shtetit. Duhet të jetojmë në vendin tonë. Diskriminohemi në kufij. Jemi të ndëshkuar kudo që shkojmë ka ardhur koha jonë