Dita e 15-të e revoltës/ Me flamuj, plisa dhe pankarta, mijëra qytetarë te Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen Ramës, thirrje edhe për SPAK

Dita e 15-të e revoltës/ Me flamuj, plisa dhe pankarta, mijëra qytetarë te Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen Ramës, thirrje edhe për SPAK

Mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë, duke marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit mbushën bulevardin para godinës së qeverisë, ku përcollën mesazhe kundër mazhorancës dhe hodhën slogane si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

Gjatë tubimit nuk munguan as kritikat ndaj opozitës, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndryshime të thella politike dhe institucionale në vend.

Një pjesë e protestuesve iu drejtuan edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke bërë thirrje për veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe hetimin e zyrtarëve të dyshuar për shkelje të ligjit.

“Jemi me ju, mos kini frikë”, ishte një nga mesazhet e drejtuara ndaj SPAK-ut gjatë protestës, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan që drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të marrë masa ndaj politikanëve që dyshohen për korrupsion.

  • VIDEO/ Revolta për dorëheqjen e Ramës! Europianët: E gjitha bota me sytë nga ju! S’kishim parë një popull kaq të fortë dhe të kulturuar sa shqiptarët
  • Tubime mbarëkombëtare kundër qeverisjes/ Gazetarja e CNN ndan foto nga protestat e shqiptarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama
  • Genc Burimi: Nga nata e kristaltë te marshimi mbi Romë, ku do të ndalojnë krahasimet e çmendura të Ramës?
  • Shqiptarët në këmbë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Protesta sot në Hagë: Ta rrëzojmë qeverinë e korruptuar, na përzunë nga shtëpitë
  • VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga tubimi madhështor në Tiranë! Protestuesit ‘pushtojnë’ urbanin, “jehon” thirrja: Rama jep dorëheqjen
  • Revoltat kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqje/ “Ku i gjeti politika këta telendarët tanë”, Luan Rama me sy kritik: Opozita endet rrugëve pa shpëtim. Zoti Presidentit me shqiptarët kufje mban…
  • Protesta në Shqipëri dhe Diasporë? “Ose do të plotësojë kërkesat, ose…”! Aktivisti nga Gjermania: Rama duhet të bjerë, nuk ka më legjitimitet! Presioni do shtohet nga BE dhe zyrtarë amerikanë
  • Revolta e shqiptarëve kundër Ramës kalon kufijtë/ Diaspora në protesta kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
  • Tubimi masiv kundër qeverisë/ Aktivisti në SHBA: Shqiptarët në Amerikë protestojnë kundër Ramës, revolta është zgjeruar në disa vende
  • Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen/ Rama sulmon protestuesit: Një frymë fashiste…
  • Tubimi madhështor kundër Ramës/ Brezi që nuk hesht! Aktivistët në “News24 Fundjavë”: Rinia shqiptare e papërfaqësuar, protesta u bë zëri i tyre!
  • Revolta e shqiptarëve kundër qeverisë/ “Pensionistët të dalin në shesh, kryeministri po sillet si rrugaç”, telefonuesit në “Koha për T’u Zgjuar”: Populli vuan, Rama bën jetë sheiku! Jo vetëm të shkojë në burg, por…
  • Jo si “21 Janari” dhe tubimet e dhunshme partiake/ Protesta paqësore dhe masive e qytetarëve që po sfidon pushtetin me… telefona dhe rrjete sociale
  • Tubimi kundër Ramës/ “Vetëm një njeri nuk dëgjon, mban peng një popull”! Studiuesi, Ilir Ikonomi: Hera e parë që ndodh një protestë si kjo, mediat botërore s’i japin dot shpjegim
  • VIDEO/ Vrulli kilometrik i protestuesve përshkon Tiranën pa u ndalur, qytetarët mbyllin te sheshi ‘Skënderbej’ tubimin e 14-të. Pjesëmarrje historike
  • Pamje me dron – ‘Uragan’ njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Etiketa:
  • edi rama
  • proteste
  • sali berisha
  • Tirane