Kryesore

Ligjimi i pengjeve, moment historik! Parlamenti izraelit nderon Trumpin, presidenti i SHBA pritet me duartrokitje dhe ovacione

Një moment historik pas lirimit të pengjeve izraelite. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është sot i pranishëm në parlamentin izraelit. Lideri i SHBA-ve është pritur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, ndërsa e gjithë salla u ngrit në këmbë.

Ai shoqërohet nga zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në sallë nuk munguan as e bija, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Kujtojmë se ky është një moment shumë i veçantë për situatën në Lindjen e Mesme, pasi Hamasi dorëzoi 20 pengje pas 738 ditësh.