Kronikë

Tritol automjetit në Tiranë, zbulohet emri i pronarit. Detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”. Mësohet se mjeti ishte në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.