Politikë

Të shtënat në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, gjyqtari që u qëllua me armë zjarri është Astrit Kalaja

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Shënjestër ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja i cili mbeti i plagosur, por teksa po transportohej drejt Spitalit të Traumës ai ndërroi jetë.

Gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda sallës së gjyqit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes i identifikuar si Elvis Shkambi.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.