Politikë

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Qytetarët tentojnë të futen brenda Kuvendit

Kanë nisur përplasjet e para mes protestueve dhe policisë te ndërtesa e Kuvendit.

Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që duket se ka tentativa për të hyrë në sallën e parlamentit.

Protestuesit marshuan në këmbë nga Kryeministria në drejtim të Kuvendit.

Drejt ndërtesës qeveritare u hodhën bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.