Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit i cili mbajti këtë post për 5 vite në Kosovë.
“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.
Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit.
Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti”, thuhet në deklaratën e bërë nga zyra e kryeministrit.